Browse

Article • • 1 min read

Bota e boksit në zi pas vdekjes së Lee Reeves nga lëndimi në tru

Share Post

Lajme user · November 28, 2026 · Uncategorized

Bota e boksit është tronditur nga lajmi për vdekjen e Lee Reeves. Pas kësaj është anuluar Meçi i boksit.

Boksieri irlandez ka vdekur në moshën 31-vjeçare, rreth tre muaj pasi pësoi një lëndim të rëndë në tru gjatë një meçi kundër bashkëkombësit Gary Cully, më 1 gusht në Dublin.

Reevesi u nokautua në raundin e dhjetë dhe u largua nga ring-u me barelë.

Ai iu nënshtrua një operacioni urgjent dhe qëndroi në koma të induktuar për disa muaj, ndërsa familjarët vazhdimisht shpresonin në përmirësimin e gjendjes së tij.

Fatkeqësisht, gjatë fundjavës ai pësoi edhe një infeksion, të cilit nuk arriti t’i mbijetonte.

Ai ndërroi jetë të hënën në spitalin e qytetit të tij, Limerick, i rrethuar nga familjarët.

Reevesi kishte zhvilluar 18 meçe profesioniste, duke regjistruar 16 fitore, prej të cilave 11 me nokaut.

Përveç karrierës në boks, ai ishte i angazhuar edhe në aktivitete për ndërgjegjësimin mbi shëndetin mendor.

Vdekja e tij ka shkaktuar pikëllim të madh në komunitetin sportiv irlandez