Browse

Article • • 1 min read

UEFA i kërkon falje Fenerbahçes për gabimin në ceremoni, lavdëron gjestin human të Vedat Muriqit

Share Post

UEFA i ka dërguar një letër zyrtare klubit turk Fenerbahçe, përmes së cilës ka kërkuar falje për një gabim organizativ gjatë ceremonisë së ndeshjes me Shakhtar Donetsk, ku një fëmijë mbeti pa u vendosur përballë Mason Greenwoodit.

Në letër, UEFA ka marrë përgjegjësinë për incidentin, duke shpjeguar se fëmija nuk arriti të ecte në sinkron me lojtarët, pasi korridori ishte i mbushur.

“Përgjegjësia është e jona, kërkojmë falje”, thuhet në letrën e UEFA-s.

Në të njëjtën kohë, organizata evropiane ka shprehur falënderime për sulmuesin kosovar Vedat Muriqi, i cili reagoi menjëherë duke e marrë pranë vetes fëmijën që kishte mbetur pa shoqërues dhe duke e përfshirë në ceremoni.

Gjesti i Muriqit është vlerësuar nga UEFA si shembull i ndjeshmërisë, kujdesit dhe sportivitetit.

Kështu, ajo që nisi si një gabim organizativ dhe mund të përfundonte në zhgënjim për fëmijën, u shndërrua në një moment të veçantë falë ndërhyrjes së futbollistit kosovar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/