Article
•
•
1 min read
Aksion i madh antidrogë në Ferizaj: Dyshohet se janë sekuestruar qindra kilogramë drogë
Njësia e Antidrogës e Policisë së Kosovës ka zhvilluar një operacion të gjerë policor në rajonin e Ferizajt, që ka pasur në shënjestër një grup të dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Sipas informacioneve të raportuara deri më tani, gjatë këtij operacioni dyshohet se janë sekuestruar qindra kilogramë substanca narkotike.
Pas pak pritet të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme për media, ku autoritetet policore pritet të shpalosin detajet e operacionit.
Ende nuk dihet numri i personave të arrestuar, sasia e saktë dhe lloji i substancave narkotike të sekuestruara.
Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejme lidhur me këtë aksion.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!