Browse

Article • • 1 min read

Debat në Kuvendin e Kosovës për Temat mbi Orientimin Seksual në Shkolla

Share Post

Lajme user · November 26, 2026 · Uncategorized

Debat është zhvilluar në seancën e Kuvendit të Kosovës, gjatë pikës së pyetjeve parlamentare, ndërmjet deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, dhe kryeministrit Albin Kurti.

Kurti i thotë Rrahmanit ta mbajë mendjen diku tjetër: Gjithmonë seksi, gjinia, orientimi seksual

Përplasja nisi pasi Rrahmani ngriti çështjen e përfshirjes së temave që lidhen me orientimin seksual dhe gjininë në shkolla, duke kërkuar nga kryeministri sqarime për atë që, sipas tij, ishte paraqitur si një prej të arriturave të Qeverisë në fushën e arsimit.

Para se ta parashtronte pyetjen, deputeti i PDK-së kërkoi respektimin e Rregullores së Kuvendit dhe tha se nuk duhet t’i mohohet e drejta për të bërë pyetje e për të diskutuar çështje që i konsideron të rëndësishme.