Browse

Article • • 1 min read

Vedat Muriqi siguron fitoren e Fenerbahçes kundër Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve

Share Post

Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi, përsëri ishte heroi i Fenerbahçes, duke ia fituar ndeshjen në Ligën e Kampionëve.

Gjiganti nga Stambolli triumfoi minimalisht 0:1 në udhëtim ndaj Shakhtar Donetsk, në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Ishte kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi që e vulosi fatin e këtij takimi me gol në minutën e 56-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Fenerbahce tani shkon në kuotën e tetë pikëve në vendin e 16-të.

Në anën tjetër Shakhtar Donetsk mbetet në katër pikë dhe zë pozitën e 26-të.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/