Presidentja e Kosovës Shiroka-Pula Diskuton Zhvillimin e FSK-së me Ministrin e Mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim Presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me rastin e vizitës së saj të parë zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës në cilësinë e Presidentes dhe Komandantes Supreme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë takimit e ka njoftuar Presidenten për punën dhe angazhimet e Ministrisë së Mbrojtjes, procesin e zhvillimit dhe modernizimit të FSK-së, si dhe objektivat dhe prioritetet në fushën e mbrojtjes.
Ai gjithashtu i ka uruar suksese Shiroka-Pulës në ushtrimin e detyrës së Presidentes, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm.
Maqedonci ka theksuar se bashkëpunimi ndërinstitucional është i rëndësishëm për përmbushjen e objektivave të përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë së Republikës së Kosovës./Arbresh.info