Pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës lëndohet gjatë stërvitjes, rrethanat nën hetim
Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është lënduar gjatë një aktiviteti stërvitor në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës.
Lajmin e ka bërë të ditur FSK-ja përmes një njoftimi, duke sqaruar se incidenti ka ndodhur më 23 nëntor 2026, gjatë realizimit të stërvitjeve.
Sipas njoftimit, pjesëtari ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa menjëherë pas incidentit i është ofruar ndihma e parë mjekësore.
FSK-ja ka bërë të ditur se pjesëtari po vazhdon trajtimin mjekësor dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabile.
Ndërkohë, rrethanat e incidentit janë duke u trajtuar nga strukturat përgjegjëse, në përputhje me procedurat institucionale.
Në fund, Forca e Sigurisë së Kosovës i ka uruar pjesëtarit shërim të shpejtë dhe rikuperim të plotë./Arbresh.info