Article
•
•
1 min read
Renovimi i Plotë i QMF-së Nr. VI në Prishtinë: Investim prej 315,000 Euro
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ka përfunduar renovimi i tërësishëm i Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF) numër VI në kryeqytet.
Rama ka vizituar këtë qendër, ku ka bërë të ditur se investimi i përgjithshëm kap vlerën e 315 mijë eurove.
Sipas tij, 200 mijë euro janë ndarë për renovimin e objektit, ndërsa 115 mijë euro për inventar.
Ai ka bërë të ditur se objekti ka katër kate dhe një sipërfaqe të brendshme prej 1 mijë e 123 metrash katrorë.
“Ky investim përmirëson kushtet e pacientëve dhe punonjësve shëndetësorë për ofrimin e shërbimeve më të qasshme dhe më cilësore”, ka deklaruar Rama.