Browse

Article • • 1 min read

Edon Zhegrova titullar te Juventusi për herë të parë këtë sezon nën drejtimin e Spallettit

Share Post

Edon Zhegrova do ta nisë nga minuta e parë ndeshjen e Juventusit ndaj Venezias, duke siguruar kështu startin e tij të parë si titullar me skuadrën torineze këtë sezon.

Trajneri Luciano Spalletti ka vendosur ta përfshijë futbollistin kosovar në formacionin startues, në përballjen ku Juventusi synon të rikthehet te rezultatet pozitive.

Për Zhegrovën, kjo është një mundësi e rëndësishme për të dëshmuar vlerat e tij, pasi deri më tani nuk kishte arritur të siguronte një vend në 11-shen e parë të Juventusit në këtë edicion.

Futbollisti kosovar pritet të luajë në repartin ofensiv, përkrah Alajbegovicit dhe pas sulmuesit Kolo Muani, ku shpejtësia dhe aftësia e tij në driblime mund të jenë armë të rëndësishme për bardhezinjtë.

Zhegrova kishte pasur shqetësime muskulore javën e kaluar, për çka ishte larguar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës dhe nuk kishte udhëtuar drejt Irlandës për ndeshjen e përfaqësueses.

Megjithatë, pasi ka lënë pas problemet fizike, ai është rikthyer në dispozicion të plotë dhe tashmë ka marrë besimin e Spallettit për ta nisur ndeshjen nga minuta e parë.

Ky start mund të jetë një hap i rëndësishëm për Zhegrovën në përpjekjen për të fituar më shumë minuta dhe për të konsoliduar pozitën e tij në skuadrën e Juventusit./Arbresh.info/