Browse

Article • • 1 min read

Persona të panjohur hedhin molotov në auto-sallon në Graçanicë

Share Post

Dy persona të panjohur dyshohet se kanë hedhur molotov në mes të veturave të një auto-salloni në Graçanicë, gjatë orëve të para të së shtunës.

Rasti ka ndodhur më 21 nëntor, rreth orës 01:00, ndërsa të dyshuarit pas incidentit janë larguar nga vendi i ngjarjes me motoçikletë, shkruan Arbresh.info.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, sigurimi i lokalit ka arritur ta shuajë zjarrin me aparat për fikje të zjarrit.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“ZJARRVËNIE Graqanicë / 21.11.2026 – 01:00. Raportohet se dy persona të pa njohur dyshohet se kanë hedhur molotov në mes të veturave të auto-sallonit, dhe me motoçikletë janë larguar. Sigurimi i lokalit ka arrit të shuaj zjarri me aparat për fikje të zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/