Article
•
•
1 min read
Projektet e Banimit të Përballueshëm Avancojnë në Komunat Kryesore të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se projektet e banimit të përballueshëm dhe social po avancojnë në disa komuna të vendit.
Përmes një postimi, Kurti ka njoftuar se në Pejë projekti është drejt fazës së përfundimit, ndërsa punimet po përparojnë edhe në Istog, Podujevë dhe Gjilan.
Ai ka bërë të ditur se në Kamenicë është duke u zhvilluar procedura e prokurimit për lidhjen e kontratës, ndërsa në Shtime dhe Obiliq projektet janë në fazën e hartimit.
Kurti ka theksuar se Qeveria do të jetë pranë familjeve, çifteve të reja dhe personave në nevojë, duke ritheksuar zotimin për mbështetjen e tyre përmes projekteve të banimit./Arbresh.info