Eksportet e Kosovës Kapërcejnë 5 Miliardë Euro mes Rekordeve të Remitancave prej 1.4 Miliardë Euro
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se eksportet e mallrave dhe shërbimeve të Kosovës kanë tejkaluar vlerën prej pesë miliardë eurosh, ndërsa remitencat nga diaspora kanë arritur nivel rekord prej rreth 1.4 miliard eurosh.
Këto të dhëna Kurti i ka bërë të ditura pas takimit të rregullt të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, ku është diskutuar për mundësitë dhe sfidat në bashkëpunimin ndërmjet institucioneve publike dhe sektorit privat.
Ai ka theksuar se zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe bizneseve, duke shtuar se institucionet duhet të sigurojnë sundimin e ligjit dhe kushte të barabarta për zhvillim, ndërsa bizneset të investojnë, prodhojnë, eksportojnë dhe krijojnë vende të reja pune.
Sipas Kurtit, ekonomia e Kosovës ka treguar stabilitet dhe potencial për rritje, pavarësisht sfidave të brendshme dhe pasigurive globale.
Ai ka bërë të ditur se rritja ekonomike në gjysmën e parë të këtij viti ka qenë 4.7 për qind e Bruto Produktit Vendor (BPV).
Kurti ka vlerësuar se këta tregues dëshmojnë potencialin e sektorit privat, besimin në investime dhe lidhjen e ekonomisë së Kosovës me diasporën dhe tregjet ndërkombëtare./Arbresh.info