Browse

Article • • 1 min read

KEDS Rikthen Energjinë për 80% të Zonave të Prekura Brenda Tri Orëve pas Erërave të Forta

Share Post

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka bërë të ditur se ka normalizuar furnizimin me energji elektrike për rreth 80 për qind të konsumatorëve të prekur nga erërat e fuqishme që përfshinë vendin.

Sipas njoftimit të KEDS-it, rikthimi i furnizimit është realizuar brenda tri orëve të para pas qetësimit të motit.

Zonat më të prekura nga erërat kanë qenë Prishtina, Gjakova, Dragashi, Prizreni, Suhareka, Kamenica, Gjilani, Kaçaniku, Lipjani, Shtimja, Drenasi, Obiliqi, Fushë Kosova, Podujeva dhe Ferizaj.

KEDS ka njoftuar se janë lokalizuar dëmtimet në shtylla dhe përçues në pothuajse të gjitha pikat e rrjetit shpërndarës ku janë evidentuar probleme.

Ndërkohë, ekipet e kompanisë po vazhdojnë punën në terren për sanimin e plotë të dëmeve dhe normalizimin e furnizimit me energji elektrike për të gjithë konsumatorët e prekur./Arbresh.info