Browse

Article • • 1 min read

Jakup Krasniqi viziton familjen në Kosovë nën mbikëqyrjen e EULEX-it

Share Post

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, po qëndron në ditën e tretë të vizitës së tij në Kosovë, e cila i është mundësuar nga Dhomat e Specializuara për arsye humanitare.

Gjatë dy ditëve të para, Krasniqi ka qëndruar pranë familjes së tij në lagjen “Velania” në Prishtinë, nën masa të shtuara sigurie dhe përcjellje të EULEX-it.

Të enjten, pas disa orësh qëndrimi në shtëpinë familjare, ai është larguar me automjetet e EULEX-it dhe është dërguar në objektet e këtij misioni në Prishtinë.