Browse

Article • • 1 min read

Dogana e Kosovës Prezanton Skanerë të Avancuar në Merdarë për Kontroll të Forcuar Kufitar

Share Post

Pikëkalimi Kufitar i Merdarës është i pajisur me teknologji moderne të kontrollit, përfshirë skanerin RAPISCAN për automjete dhe një skaner të veçantë për valixhet e udhëtarëve, me qëllim identifikimin e mallrave të padeklaruara, të ndaluara apo të kufizuara dhe parandalimin e kontrabandës.

Dogana e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se zyrtarët e saj janë të angazhuar 24 orë në ditë, gjatë gjithë vitit, duke realizuar kontrolle doganore në hyrje dhe dalje nga territori i Kosovës.

Sipas njoftimit, skaneri RAPISCAN mundëson ekzaminimin e automjeteve të udhëtarëve, autobusëve dhe automjeteve të transportit të mallrave, ndërsa skaneri për valixhet shërben për kontrollin e bagazheve dhe identifikimin e mallrave që mund të jenë objekt i kufizimeve apo deklarimit doganor.

“Përdorimi i këtyre pajisjeve teknologjike, në kombinim me profesionalizmin dhe përkushtimin e zyrtarëve doganorë, kontribuon në forcimin e kontrolleve kufitare, parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme dhe lehtësimin e qarkullimit të rregullt të udhëtarëve dhe mallrave”, ka shkruar Dogana.

Dogana ka ritheksuar përkushtimin për kontrolle efikase, zbatim të ligjit dhe mbrojtjen e interesave ekonomike dhe sigurisë së vendit./Arbresh.info