Albin Kurti Shpreh Solidaritet me Familjen e Jakup Krasniqit Mes Krizës Shëndetësore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e tij për familjen e ish-kryetarit të Kuvendit, e cila po përballet me një situatë të rëndë shëndetësore.
Kurti, në një deklarim para mediave, tha se dhimbja e familjes Krasniqi është e madhe dhe se në këto momente të vështira ajo ka solidaritetin e të gjithëve.
“Është jashtëzakonisht e dhimbshme situata e rëndë në familjen e kryekuvendarit, Jakup Krasniqi. Në këto momente të vështira të gjithë bashkëndjejmë me vuajtjen dhe dhimbjen dhe urojmë që gjithçka të shkojë sa më mirë që është e mundur në një situatë ku ai u dënua me 25 vjet burg me gjithë ato pasaktësi historike e faktike. Padyshim që të gjithë jemi pranë familjes Krasniqi”, ka deklaruar Kurti.
Jakup Krasniqi ndodhet në Kosovë pas lejes së dhënë nga Dhomat e Specializuara në Hagë për të vizituar familjen për arsye të forta humanitare./Arbresh.info