Humbja e Kosovës ndaj Irlandës e përcaktuar nga kartoni i kuq, thotë Krasniqi
Kombëtarja e Kosovës është mposhtur 3-0 nga Irlanda në sfidën vendimtare për vendin e dytë në grupin B3 të Ligës së Kombeve.
Kjo humbje Kosovën e ka lënë në pozitën e tretë në grup me gjashtë pikë, duke ia pamundësuar vendin e dytë, shkruan Arbresh.info.
Me këtë triumf, Irlanda doli e dyta me tetë pikë. Kurse lidere e grupit ishte Austria me 12 sosh. E fundit mbeti Izraeli me katër.
Pas ndeshjes, Ilir Krasniqi për “Klan Kosova” deklaroi se kartoni i kuq i dha krejt tjetër format ndeshjes, por duhet harruar sa më parë.
“E kemi ditur që na pret një ndeshje shumë e vështirë. Irlanda është ekip mjaft i fortë. E nisëm mirë, por episodi i kartonit e ndryshoi të gjithën dhe pastaj kemi pasur vështirësi me një lojtar më pak”.
“Po, normalisht. Kemi luajtur edhe lojën më herët, kemi pasur besim që po vijmë për fitore. Nëse nuk ishte kartoni do të luanim ndryshe, por ka qenë e shkruar kështu. Ta harrojmë sa më shpejtë dhe të mësojmë nga kjo gjë”.
“Kemi pasur ndeshje që kemi mundur të bëjmë më mirë, si në Kosovë me Austrinë. Normalisht kemi nevojë për përmirësime dhe ta përkrahim njëri-tjetrin sidomos në këto ditë. Është humbje, por që shpresoj se do të na bëj më të fortë”, deklaroi ai.
Tashmë të gjithë sytë janë e Kosovës janë tek shorti i kualifikimeve për Euro 2028, i cili tërhiqet me datë 6 dhjetor.
Kujtojmë se Kosova do të jetë në vazon e tretë./Arbresh.info