Kartoni i Kuq i Kreshnik Hajrizit Vendos Kosovën në Disavantazh Kundër Irlandës
Kosova është duke e mposhtur pas pjesës së parë nga Irlanda me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së gjashtë në grupin B3 të Ligës së Kombeve.
Ndeshja nisi mirë për Kosovën pasi e zotëronte ndeshjen dhe pati dy mundësi të mira shënimi, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht kërcënoi Lindon Emërllahu me një goditje që shkoi fare pranë portës.
Teksa dy minuta më vonë, Vedat Muriqi gjuajti me kokë por priti portieri irlandez, Celleher.
Parrott again ole ole . Kosovos centre half sent off for a goal line clearance hand ball https://t.co/axXxwjKSz8
— tots (@totsbwnf) November 17, 2026
Ndërkohë në minutën e 27-të, Irlanda me rastin e parë e parë serioz, rrezikoi dhe nga vija fatale topin me dorë e largoi Kreshnik Hajrizi i cili u ndëshkua me karton të kuq direkt, dhe vendasit fituan penallti.
Nga 11 metra i pagabueshëm ishte Troy Parrott i cili shënoi për 1-0.
Pas këtij goli, Irlanda mori iniciativën dhe rrezikoi edhe disa herë tjera por pa shënuar.
Nëse ndeshja shkon deri në fund kështu, Irlanda siguron pozitën e dytë, kurse Kosova bie në vendin e tretë./Arbresh.info