Browse

Article • • 1 min read

Endrit Thaçi ndan citatin e babait pas aktgjykimit të dytë në Hagë

Share Post

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas aktgjykimit të dytë të shpallur ndaj babait të tij në Hagë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Endriti ka ripublikuar një citat të Hashim Thaçit nga viti 2023, në të cilin thuhet: “Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”.

Reagimi i tij vjen pasi Gjykata në Hagë e dënoi sot Hashim Thaçin me një vit e pesë muaj burgim në rastin që lidhet me tentim-pengimin e drejtësisë.

LEXO EDHE:

Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë