Article
•
•
1 min read
Presidentja e Kosovës Shiroka-Pula Merr Pjesë në Ballon e 251-Vjetorit të Marinsave Amerikanë
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka marrë pjesë në Ballon e Marinsave Amerikanë, të organizuar me rastin e 251-vjetorit të themelimit të Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me këtë rast, Shiroka-Pula ka shprehur mirënjohje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kontributin e ushtarëve amerikanë në mbrojtjen e lirisë dhe paqes.
Ajo ka theksuar se Amerika për Kosovën është shumë më tepër se një aleat strategjik, duke kujtuar përkrahjen amerikane në momentet më të vështira të historisë së vendit dhe kontributin në realizimin e ëndrrës për liri dhe shtetësi./Arbresh.info