Browse

Article • • 1 min read

Protestuesit e Rinj Marrin Duartrokitje duke Vendosur Stolin e Parkut në Rrugë gjatë Protestës në Tiranë

Share Post

Gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë, e cila u thirr nga studentët, u shoqërua dhe me disa momente tensioni.

Gjatë marshimit të tyre drejt Kryeministrisë, dy djem të vegjël kanë marrë stolin e parqeve dhe e kanë zhvendosin në mes të rrugës.

Ata shihen të qeshur dhe të qetë të ulur në stol, teksa të tjerët marshojnë. Djemtë kanë qenë me syze, teksa njëri prej tyre edhe me kapuç në kojë e fytyrë.

Veprimi i tyre është pritur me duartrokitje dhe mbështetje nga protestuesit e tjerë, të cilët dëgjohen duke brohoritur: “Bravo rinia, bravo!”

Top Channel