Browse

Article • • 1 min read

Grabitje e Dështuar në Prishtinë Përfundon me Hajdutin që Thotë se Ishte Shaka

Share Post

Një tentativë grabitjeje është raportuar mbrëmjen e së premtes në rrugën “Lidhja e Lezhës” në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 13 nëntor, rreth orës 21:37, kur një person i maskuar është paraqitur në një pikë të derivateve dhe, nën kërcënimin e thikës, u ka kërkuar para dy punonjësve që ndodheshin në vendin e punës.

Megjithatë, i dyshuari nuk ka arritur të marrë para. Pas kësaj, ai ka hequr maskën dhe u ka thënë punonjësve se “ka bërë shaka”, për t’u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Sipas Policisë, pas një kohe i dyshuari është paraqitur te zyrtarët policorë, të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes. Nga ai është konfiskuar një thikë, që dyshohet se është përdorur gjatë tentativës së grabitjes.

Rr. Lidhja e Lezhës, Prishtinë 13.11.2026 – 21:37. Dy ankuesit meshkuj kosovarë, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në pikën e derivateve, aty ishte shfaqur i dyshuari mashkull i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës u kishte kërkuar para. I dyshuari, pasi nuk ka arritur të marrë para, e kishte hequr maskën duke u thënë ankuesve se ‘ka bërë shaka’ dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një kohe i dyshuari është paraqitë te zyrtarët policorë gjersa kanë qenë në vendin e ngjarjes nga i cili kanë konfiskuar thikën e cila dyshohet ishte përdorë në rast. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info