Browse

Article • • 1 min read

Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së Diskutojnë Tranzicionin dhe Modernizimin me Komisionin për Siguri

Share Post

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kanë pritur në takim kryetarin e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Mefail Bajçinovcin, dhe anëtarët e këtij komisioni.

Lajmin e ka bërë të ditur Maqedonci përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar se gjatë takimit janë diskutuar zhvillimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK.

Temë e diskutimit ishte edhe procesi i tranzicionit të FSK-së, modernizimi dhe avancimi i kapaciteteve mbrojtëse, si dhe prioritetet strategjike për periudhën e ardhshme.

Maqedonci ka falënderuar kryetarin Bajçinovci dhe anëtarët e Komisionit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Ai ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbikëqyrjes parlamentare në funksion të zhvillimit dhe forcimit të sektorit të mbrojtjes së Kosovës./Arbresh.info