Browse

Article • • 1 min read

Sala Jashari kërkon përgjegjësi për mungesën e barnave onkologjike pasi pacientja mbeti katër muaj pa terapi

Share Post

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sala Jashari, ka ngritur shqetësimin për mungesën e barnave onkologjike dhe trajtimin e pacientëve me kancer në Kosovë.

Gjatë një seance të Kuvendit, ku ka kërkuar interpelancë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, Jashari ka përmendur rastin e një pacienteje me kancer, e cila, sipas saj, kishte mbetur katër muaj pa marrë terapinë e nevojshme para se të ndërronte jetë.

Ajo ka kërkuar që sigurimi i barnave esenciale, trajtimi i pacientëve me sëmundje malinje dhe përmirësimi i kushteve në sistemin shëndetësor të jenë prioritete konkrete në buxhetin e Kosovës.

“Duam të dërgojmë një mesazh të qartë: shëndetësia, trajtimi i pacientëve me kancer, sigurimi i barnave esenciale dhe përmirësimi i kushteve shëndetësore duhet të jenë prioritete reale buxhetore e jo vetëm premtime në letër”, ka deklaruar Jashari.

Deputetja e PDK-së ka theksuar se Kushtetuta mbron dinjitetin njerëzor dhe të drejtën për jetë, ndërsa Ligji për Shëndetësi përcakton përgjegjësitë e institucioneve për funksionimin e sistemit shëndetësor.

“Sot po flas për jetën, dinjitetin dhe shpresën e mijëra qytetarëve që po përballen me sëmundjen e rëndë të kancerit”, ka thënë ajo.