Ushtarët e KFOR-it përfundojnë stërvitjen shumëkombëshe 'Heronjtë e Kelly-t 2026' në Kosovë
Ushtarë nga Gjermania, Hungaria, Italia dhe Rumania, që shërbejnë në kuadër të Batalionit Taktik Rezervë të Kosovës (KTRBN), kanë përfunduar me sukses stërvitjen “Heronjtë e Kelly-t 2026”, e mbajtur në Kampin Kelly.
Lajmi është bërë i ditur nga NATO-ja në Kosovë (KFOR), përmes një postimi, ku bëhet e ditur se ushtrimi është përqendruar në procedurat e Kontrollit të Turmave dhe Trazirave (CRC), me synim rritjen e ndërveprimit, koordinimit dhe gatishmërisë operacionale ndërmjet vendeve pjesëmarrëse.
Gjatë stërvitjes, KFOR njofton se përmes skenarëve realistë që përfshinin asete tokësore dhe ajrore, personeli i KTRBN-së demonstroi aftësinë për të vepruar në mënyrë efektive si një forcë shumëkombëshe kohezive, duke ruajtur standardet më të larta të profesionalizmit dhe punës në grup.
Sipas KFOR-it, ky aktivitet trajnimi dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe garantimin e lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet, në përputhje me mandatin e tij afatgjatë të Kombeve të Bashkuara./Arbresh.info