Një burrë në Ferizaj intervistohet për bashkëjetesë me të mitur, lirohet pas intervistimit
Një person është intervistuar nga Policia në Ferizaj, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale që lidhet me bashkëjetesën me një të mitur.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Dubravë, ndërsa më 12 nëntor është shoqëruar për intervistim i dyshuari, nën dyshimin se kishte bashkëjetuar me viktimën, femër të mitur.
Edhe viktima sipas raportit të Policisë është intervistuar në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale dhe mbrojtësit të viktimave.
Në konsultim me prokurorin, pas intervistimit, të dy palët janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
“Fsh. Dubravë, Ferizaj maj – 2026. Më 12.11.2026 është shoqëruar për intervistim i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur, duke bashkëjetuar me viktimën femër të mitur, e cila po ashtu është intervistuar në prezencë të zyrtarit të QPS-së dhe mbrojtësit të viktimave. Në konsultim me prokurorin, palët (viktima dhe i dyshuari) pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.