Browse

Article • • 1 min read

Organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 mbetet i pasigurt

Share Post

Organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 vazhdon të jetë i pasigurt, pasi rreziku që Kosova të humbasë të drejtën e organizimit të kësaj ngjarjeje sportive ende nuk është larguar.

Gjatë mbledhjes u diskutuan zhvillimet e fundit në Komitetin Organizativ të Lojërave Mesdhetare (OCMG), si dhe letrat e pranuara nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG).

Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje, në javët e ardhshme pritet të zhvillohet një takim në Athinë me përfaqësuesit e ICMG-së. Kosova pritet të përfaqësohet nga gjashtë anëtarë, përkatësisht dy nga Qeveria, dy nga Komuna e Prishtinës dhe dy nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Përveç çështjes së organizimit, në mbledhje është diskutuar edhe për përgatitjen e federatave sportive, përmes një programi të posaçëm që synon t’i përgatisë ato për pjesëmarrjen në Prishtina 2030.

Kjo nismë parashihet edhe me Ligjin për Lojërat Mesdhetare, ndërsa mbetet të shihet nëse takimi i ardhshëm në Athinë do të sjellë hapa konkretë drejt tejkalimit të problemeve që po e shoqërojnë organizimin e kësaj ngjarjeje.