Browse

Article • • 1 min read

Kurti kërkon nga qeveria e re e Serbisë të njohë pavarësinë e Kosovës si test demokratik

Share Post

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pret që përbërja e re qeveritare në Serbi të ndërmarrë hapa drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës, duke e konsideruar këtë si dëshminë kryesore të orientimit demokratik të shtetit serb.

Në një intervistë për Radio France Internationale (RFI), Kurti foli edhe për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit në Serbi, ku Lista Studentore doli e para, ndërsa theksoi se qëndrimet e saj politike do të bëhen më të qarta pas formimit të qeverisë së re.

Ai shprehu shpresën se fituesit e zgjedhjeve do ta pranojnë realitetin politik dhe do të angazhohen për ndërtimin e marrëdhënieve normale me Kosovën.

Sipas Kurtit, pavarësia e Kosovës është një realitet që nuk mund të kthehet pas, ndërsa njohja e saj do të ishte një tregues i rëndësishëm i demokracisë në Serbi.

“Demokracitë nuk shkojnë në konflikt me njëra-tjetrën, por bashkëpunojnë për interes të përbashkët”, u shpreh Kurti në intervistën për RFI.

Kreu i Qeverisë së Kosovës gjithashtu kritikoi të kaluarën politike të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke e përmendur të kaluarën e tij si ministër gjatë regjimit të Slobodan Millosheviqit.