Browse

Article • • 1 min read

Presidentja e Kosovës nderon 14 ushtarët britanikë të rënë gjatë misionit paqeruajtës

Share Post

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, në Ditën e Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, nderoi 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s/KFOR-it.

Në këtë ceremoni, Presidentja Shiroka Pula ishte e pranishme së bashku me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, përfaqësues të korit diplomatik, komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Shiroka Pula shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin dhe sakrificën e ushtarëve britanikë, duke theksuar se Kosova do ta kujtojë gjithmonë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe përkushtimin e ushtarëve të saj, të cilët dhanë jetën në shërbim të paqes dhe sigurisë së Kosovës.