Browse

Article • • 1 min read

Fitore Pacolli u bën thirrje shqiptarëve në Luginë të votojnë për Këshillin Kombëtar

Share Post

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin pjesë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, të cilat mbahen nesër.

Përmes një postimi, Pacolli ka theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për përfaqësimin dhe avancimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve.

Ajo ka bërë të ditur se rikthimi në përbërjen prej 29 anëtarësh është një hap i rëndësishëm për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë.

Ministrja ka theksuar se, pavarësisht sfidave dhe diskriminimit, shqiptarët vazhdojnë të qëndrojnë të vendosur për të drejtat e tyre dhe të ardhmen në vendlindje.

Pacolli ka shtuar se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të mbështesë shqiptarët e Luginës në fushën e arsimit, kulturës, gjuhës dhe identitetit kombëtar.

Në fund, ajo u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë./Arbresh.info