Browse

Article • • 1 min read

Foshnja e Parë e Lindur përmes Fertilizimit të Asistuar në QKUK

Share Post

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar nënën dhe vajzën e saj, e cila është foshnja e parë e lindur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pas një shtatzënie të realizuar përmes fertilizimit të asistuar mjekësor.

Ministri e ka cilësuar këtë zhvillim si një arritje të rëndësishme për shëndetësinë në vend, duke theksuar se shërbimi i fertilizimit të asistuar mjekësor përfaqëson një mundësi të re për çiftet që dëshirojnë të bëhen prindër.

“Arritje e jashtëzakonshme në shëndetësi, një shpresë e mundësi për të gjithë që dëshirojnë ta realizojnë ëndrrën e prindërimit”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Ministri gjithashtu ka falënderuar stafin e Klinikës së Gjinekologjisë për angazhimin, profesionalizmin dhe kujdesin e pandërprerë ndaj pacientëve./Arbresh.info