Albulena Haxhiu bën thirrje për unitet mes grupeve parlamentare në Kosovë
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka pritur sot në takim kryetaret dhe kryetarët e grupeve parlamentare, me të cilët ka zhvilluar një diskutim të hapur dhe konstruktiv për punën që na pret, prioritetet si Kuvend si dhe për organizimin e seancave parlamentare në muajt në vijim.
“Në Kuvend, secili grup parlamentar përfaqëson bindje dhe qëndrime të ndryshme, dhe kjo është pjesë e natyrshme e pluralizmit demokratik”,deklaroi ajo.
Haxhiu tha se është e rëndësishme që për interesat e përbashkëta të kemi koordinim të plotë, të respektojmë dallimet dhe të gjejmë gjuhë të përbashkët aty ku ekzistojnë mundësitë për bashkëpunim.
“Qytetarët presin nga ne përgjegjësi, përkushtim dhe vendimmarrje që adreson nevojat dhe shqetësimet e tyre, duke dhënë përgjigje konkrete ndaj pritjeve të tyre”.