Browse

Article • • 1 min read

Grabitës të armatosur vjedhin një sasi të madhe ari në Gjakovë

Share Post

Një grabitje ka ndodhur në Gjakovë, ku dy persona të dyshuar, njëri i armatosur me armë të gjatë dhe tjetri me çekan, kanë marrë një sasi të madhe ari nga një vend pune.

Pas kryerjes së veprës, ata janë larguar në këmbë në drejtim të panjohur

“Gjakovë / 05.11.2026 – 17:14. Dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare kanë raportuar se derisa kanë qenë në vendin e punës, kanë hyrë dy persona të dyshuar dhe të armatosur njëri me armë të gjatë e tjetri me një çekan dhe pasi kanë thyer dollapët kanë marrë një sasi të madhe ari. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar në këmbë në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet në njotimin e policisë./Arbresh.info