Kurti Premton Vazhdim të Betejës për Drejtësi gjatë Vizitës te Familja Selimi
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe përfaqësues të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë vizituar mbrëmë familjen e Rexhep Selimit në Prishtinë.
Lajmi është bërë i ditur nga Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook, ku thuhet se vizita u zhvillua te Shqipe Mehmeti-Selimi, deputete dhe bashkëshortja e Rexhep Selimit.
Në vizitë morën pjesë edhe Sekretari Organizativ i Lëvizjes, Alim Rama, ministra, deputetë dhe aktivistë.
Vetëvendosje ka rikujtuar se gjashtë vjet më parë, më 5 nëntor, Rexhep Selimi kishte vendosur lule te varri i Astrit Deharit, para se të nisej për në Hagë.
Lëvizja ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin për drejtësi dhe lirimin e krerëve të UÇK-së./Arbresh.info