Browse

Article • • 1 min read

Rama zbulon intervistimin e zgjatur të Prokurorisë në projektin 'Ishulli Urban'

Share Post

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Prokuroria ka intervistuar të martën për disa orë punëkryesin dhe menaxherin e projektit “Ishulli Urban”.

Rama ka shprehur shqetësim edhe për thirrjet e shpeshta të drejtoreshës së Investimeve Kapitale në hetuesi, duke pretenduar se ajo po thirret vazhdimisht, “një ditë po, një ditë jo”.

Ai ka kërkuar që zyrtarët komunalë të mos përballen me presion politik, duke theksuar se ata duhet të lejohen të kryejnë punën e tyre për kryeqytetin.

“Nëse po përballeni me presion politik, mos ua bartni atyre. Lërini jashtë luftës politike. Lërini me punu”, ka shkruar Rama.

Sipas tij, projekti “Ishulli Urban” u mundëson rreth 30 mijë banorëve të lagjes Arbëria qasje më të lehtë me qendrën e kryeqytetit./Arbresh.info