Browse

Article • • 1 min read

Kosova Rrit Fondin për Efiçiencë të Energjisë me 1 Milion Euro Shtesë

Share Post

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe drejtoresha menaxhuese e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Njomza Hoxha, kanë nënshkruar marrëveshje për transferimin e 1 milion eurove në mbështetje të këtij institucioni.

Përmes kësaj marrëveshjeje synohet fuqizimi i veprimtarisë së Fondit dhe zgjerimi i investimeve në fushën e efiçiencës së energjisë në Kosovë.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, që nga viti 2019, Qeveria ka ndarë gjithsej 10 milionë euro për mbështetjen e Fondit dhe realizimin e masave për kursimin e energjisë.

Investimet e Fondit përfshijnë rinovimin e shtëpive individuale, ndërtesave shumëbanesore dhe institucioneve publike, me qëllim të uljes së konsumit dhe shpenzimeve për energji.

Këto masa synojnë gjithashtu përmirësimin e kushteve të banimit, uljen e faturave të energjisë për qytetarët dhe forcimin e sigurisë energjetike të vendit.

Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbështetjen për programet që promovojnë përdorimin efikas të energjisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm./Arbresh.info