Browse

Article • • 1 min read

Kryetari i Prishtinës kritikon Vetëvendosjen për shfaqje politike me dorëzimin në Prokurori

Share Post

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj përfaqësuesve të Vetëvendosjes në Prishtinë, të cilët sot kanë dorëzuar materiale në Prokurorinë Speciale.

Përmes një postimi, Rama e ka cilësuar këtë veprim si “show politik”, duke vënë në pikëpyetje punën e përfaqësuesve të VV-së në Asamblenë e Kryeqytetit.

Ai ka thënë se votuesit e kësaj partie duhet të pyesin nëse përfaqësuesit e tyre kanë paraqitur ndonjëherë propozime në të mirë të qytetarëve të Prishtinës.

“Apo keni hi n’asamble me e lujt hetuesin, prokurorin, gjyqtarin, policin, zëdhënësin? Punoni, more, najsen”, ka shkruar Rama.