Drilon Hajrizi fiton çmimin 'Lojtari i Javës' në FIBA Europe Cup me 86% të votave të tifozëve
Drilon Hajrizi është shpallur lojtari i javës në FIBA Europe Cup për ndeshjet e xhiros së katërt, pas paraqitjes së shkëlqyer në fitoren e Trepçës ndaj BC Batumi 2010 me rezultat 91-70.
Hajrizi regjistroi 20 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime, duke qenë një nga protagonistët kryesorë të kësaj fitoreje, shkruan Arbresh.info.
Hajrizi mori plot 86 për qind të votave nga tifozët, duke fituar çmimin e lojtarit të javës.
“Drilon Hajrizi është zgjedhur lojtari i javës në FIBA Europe Cup për ndeshjet e xhiros së katërt, pas një paraqitjeje të gjithanshme me 20 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime në fitoren 91-70 të Trepçës ndaj BC Batumi 2010.”
“Ai mori plot 86 për qind të votave nga tifozët, duke fituar bindshëm këtë çmim”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Fiba Europe Cup.
Trepça pas katër ndeshjeve ka tri fitore e një humbje në grupin A. Ndeshjen e radhës e luan në mesjavë ndaj liderit Trierit në udhëtim./Arbresh.info