Browse

Article • • 1 min read

I lënduari rëndë në aksidentin në Pejë transferohet në QKUK për kujdes intensiv

Share Post

Një person ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rajonin e Pejës.

Sipas raportimeve të mediave, bëhet fjalë për një mashkull të lindur në vitin 1972, i cili fillimisht është trajtuar në Spitalin e Pejës e më pas është sjellë me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Pacienti është pranuar me politraumë të rëndë dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet jo stabile.

Ndaj tij janë duke u kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme mjekësore në Qendrën Emergjente (QE), teksa pas stabilizimit pritet që trajtimin ta vazhdojë në Mjekimin Intensiv Qendror (MIQ).