Haradinaj Njofton për Vdekjen e Papritur të Anëtarit të AAK-së, Argjir Rexha
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj njoftoi se ka vdekur anëtari i kësaj partie, Argjir Rexha.
Haradinaj shkroi në Facebook se familjen Rexha, familja e tij “e ndjen si pjesë të familjes”.
“Me Dajën Ramë, nga familja e nderuar Rexha, njihemi prej shumë vitesh. Një njeri atdhetar e i respektuar nga të gjithë dhe i përkushtuar ndër vite ndaj Aleancës. Gjithë familja jonë e ndjen si pjesë të familjes, familjen Rexha. Sot morëm një lajm të hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të djalit të tij, Argjirit, kolegut tonë në Aleancë”, shkroi ai.
“Largimi i papritur i Argjirit na ka pikëlluar të gjithëve. Ai do të kujtohet gjithmonë si njëri nga aktivistët e ditëve të para të Aleancës, një djalë me vullnet të jashtëzakonshëm, zemër të madhe dhe i dashur për të gjithë ata që patën rastin ta njohin e të punojnë me të”, shkroi Haradinaj.
Ai shprehu ngushëllime për familjarët dhe të afërmit të Argjirit.
“Ngushëllimet më të sinqerta Dajës Ramë, familjes Rexha, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën Argjirin. U prehsh në paqe, Argjir!”.