Mirlind Daku shënon dy herë kundër ish-klubit Rubin Kazan për Spartak Moskën
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku po vazhdon formën e shkëlqyer tek Spartaku i Moskës.
Ai ka shënuar edhe dy gola tjerë, në takimin ndaj ish-skuadrës së tij Rubin Kazan, në takimin e vlefshëm për xhiron e 11-të të kampionatit rus, shkruan Arbresh.info.
Daku hyri si zëvendësues në minutën e 64-të, dhe la gjurmë menjëherë në ndeshje duke shënuar pas vetëm një minuti për 3-0.
Ndërkohë në minutën e 90-të, sulmuesi nga Gjilani shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Spartakun i cili i dha vulë fitores 4-0.
Me këta dy gola shkon në kuotën e pesë realizimeve në kampionat këtë sezon krahas një asistimi.
Falë këtyre tri pikëve, Spartaku ngritet në pozitën e tretë me 23 sosh. Ndeshjen e radhës Daku me shokë e luajnë ndaj CSKA Moskës./Arbresh.info