Article
•
•
1 min read
Përplasje në rrugën 'Myslym Shyri' mes protestuesve dhe policisë
Protestuesit vijojnë të jenë të shpërndarë në disa zona të Tiranës. Ndërkohë efektivët e policisë kanë mbërritur te rruga “Myslym Shyri”, ku kanë shoqëruar disa protestues.
Ditën e sotme ka qenë shumë e tensionuar situata mes protestuesve dhe policisë, ku nuk kanë munguar përplasjet e forta mes tyre.
Ka patur sërish plagosje nga ana e protestuesve por edhe të efektivëve të policisë. Protestuesit kanë hedhur në drejtim të policisë gurë, molotovë dhe fishekzjarre. Ndërkohë ata iu kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome.
Gjithashtu iu vendos flaka Gjykatës së Lartë dhe institucioneve të tjera.
Top Channel