Browse

Article • • 1 min read

Ambulanca Sulmohet me Gurë gjatë Protestës: Kryeministria Bën Thirrje për Respekt ndaj Punonjësve të Emergjencës

Share Post

Një ambulancë është sulmuar me gurë gjatë protestës së sotme, ku sipas pamjeve, ka pësuar thyerje të xhamave, duke rrezikuar jetën e stafit që ndodhej brenda.

Pas këtij akti, Kryeministria ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët që të respektojnë punën e stafit mjekësor dhe të garantojnë kalimin e lirë të ambulancave.

Njoftimi i plotë:

Agjencia për Media dhe Informim u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe protestuesve të respektojnë punën e ekipeve të Urgjencës Mjekësore dhe të garantojnë kalimin e lirë të ambulancave!

Ambulanca, stafi mjekësor janë aty në shërbim të jetës së çdo qytetari!

Pengimi i saj nuk është protestë! Është një veprim që rrezikon jetën e njerëzve që presin ndihmë urgjente.

Asnjë rrethanë, asnjë pretendim dhe asnjë tension nuk mund të justifikojë bllokimin e ambulancave apo cënimin e personelit mjekësor.

Respektoni bluzat e bardha! Hapni rrugën për ambulancat!

Jeta e njeriut është mbi gjithçka!