Browse

Article • • 1 min read

Arrestohet në Kosovë një burrë që u shtir si oficer policie dhe mashtroi një grua për 450 euro

Share Post

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin për mashtrim, pasi dyshohet se i kishte marrë 450 euro një gruaje, duke u prezantuar si zyrtar i Policisë së Kosovës.

Viktima, ka deklaruar se i dyshuari, po ashtu shtetas kosovar, e kishte telefonuar duke u prezantuar si toger policie. Ai i kishte kërkuar që t’ia jepte një personi tjetër shumën prej 450 eurosh, kinse për blerjen e peletit.

Viktima, duke rënë pre e mashtrimit, ia kishte dorëzuar të dyshuarit paratë, pas së cilës ai ishte larguar në drejtim të panjohur.

Sipas Policisë, i dyshuari dyshohet se po ashtu e kishte keqpërdorur një veturë të marrë me qira disa ditë më parë në Gjilan, nga një ankues mashkull kosovar, të cilit nuk ia kishte kthyer automjetin.

-Rr. Dardania, Fushë Kosovë 15.10.2026-15:55. Me 16.10.2026 viktima femër kosovare, ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar, përmes telefonit duke u prezantuar si zyrtar-toger i policisë ka kërkuar nga viktima që t’i jap një personi tjetër një shumë parash prej 450€ sipas tij për blerje të peletit. Viktima duke rënë në lajthitje i ka dhënë këtë shumë parsh të dyshuarit, i cili pastaj ishte larguar në drejtim të panjohur me veturën të cilën e kishte marrë me qira ditë më parë në Gjilan nga ankuesi mashkull kosovar dhe nuk ia kishte kthyer veturën ankuesit. Njësitet policore e kanë identifikuar, ndaluar dhe arrestuar të dyshuarin bashkë me veturën të cilën ishte duke e keqpërdorur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Arbresh.info