Kurti takon komandantin e ri të KFOR-it, diskutojnë bashkërendimin Kosovë-NATO
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin George M. Wikoff, dhe komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori.
Në takimin me Admiralin Wikoff dhe me Gjeneralmajor Vergori, u bisedua për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimet dhe aktualitetin, sikurse për bashkëpunimin dhe bashkërendimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe NATO-s.
Kryeministri Kurti shprehu falënderime dhe mirënjohje për kontributin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, anëtare e së cilës synojmë të bëhemi, për paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin afatgjatë në Kosovë dhe mbarë Ballkanin Perëndimor. E, po ashtu për përkushtimin për mjedis të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët dhe të gjitha komunitetet./Arbresh.info