Browse

Article • • 1 min read

Kurti paralajmëron vendim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në apel

Share Post

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se sot do të merret një “vendim i rëndësishëm” lidhur me mbështetjen për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në procesin e apelit në Hagë.

Këtë deklaratë Kurti e bëri në fjalën hyrëse të mbledhjes së kabinetit qeveritar, e cila po mbahet aktualisht.

Ai tha se nevojitet një strategji e mirëplanifikuar dhe një analizë e thellë e aktgjykimit të plotë, në mënyrë që të përcaktohen hapat e mëtejmë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në procesin e apelit.

“Pasnesër bëhet një muaj prej aktgjykimit në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Siç kemi bërë prej fillimit të këtij procesi, Qeveria do të vazhdojë t’i mbështesë të akuzuarit në procesin e apelit, ku presim korrigjimin e kësaj padrejtësie.

Duhet një strategji e mirëmenduar, duhet një analizë e thellë pas aktgjykimit në formën e plotë, që të veprojmë përpara. Në apel na duhet suksesi dhe për këtë gjë na duhet organizim. Prandaj, sot do të marrim një vendim përkatës të rëndësishëm”, tha Kurti.