Browse

Article • • 1 min read

Barcelona përmbys Galatasarayn 4-1 dhe ngjitet në krye me gjashtë pikë

Share Post

Barcelona ka marrë një fitore të madhe ndaj Galatasarayt, duke triumfuar me rezultat 4-1 në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Skuadra turke e nisi më mirë takimin dhe kaloi në epërsi në minutën e 28-të, kur Alexey Batrakov shënoi me një goditje nga distanca, e cila u devijua dhe përfundoi në rrjetën e Joan Garcias.

Galatasaray mendoi se e kishte dyfishuar epërsinë në minutën e 34-t, kur Baris Yilmaz realizoi me kokë, por pas rishikimit të rastit me VAR, goli u anulua për pozitë jashtë loje në ndërtimin e aksionit.

Barcelona reagoi dhe arriti ta barazonte rezultatin në minutën e 43-të. Joao Cancelo përfitoi nga një top i kthyer brenda zonës dhe realizoi për 1-1.

Në pjesën e dytë, katalunasit e morën plotësisht kontrollin e ndeshjes. Në minutën e 50-të, Fermin shënoi me kokë nga afërsia, pas një harkimi të shkëlqyer të Lamine Yamalit, duke e përmbysur rezultatin në 1-2.

Vetëm tri minuta më vonë, Anthony Gordon e çoi epërsinë e Barcelonës në 1-3, pas një tjetër aksioni të bukur të nisur nga Lamine Yamali, i cili asistoi për anglezin.

Barcelona nuk u ndal me kaq. Në minutën e 66-të, Karim Adeyemi shënoi golin e katërt, pasi pranoi një pasim të shkurtër nga Gabriel Jesus, depërtoi brenda zonës dhe realizoi me një goditje të fuqishme në këndin e poshtëm të djathtë.

Në minutat e mbetura, Barcelona vazhdoi të krijonte raste, ndërsa Galatasaray pati vështirësi të rikthehej në lojë.

Pas kësaj fitore Barcelona është e para me gjashtë pikë kurse Gallata mbetet ende pa pikë.

Ndeshjen e radhës, Barcelona e luan me PSG, kurse Galatasaray do të përballet me Lillen./Arbresh.info