Browse

Article • • 1 min read

Në ditën e 133-të, protestuesit kundërshtojnë hartën me 46 bashki dhe i drejtohen Eric Wendt

Share Post

Protesta e kryeqytetit beson se do ta rrëzojë kryeministrin Edi Rama, por kërkon shtim të numrave në bulevard. Në ditën e 133-të, organizatorët e protestës bënë thirrje për t’u bashkuar në shesh.

Nga sheshi i protestës, organizatorët iu drejtuan me një thirrje edhe ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Eric Wendt.

Protestuesit dënuan sërish vendimin e Kuvendit për të miratuar me 85 votat e mazhorancës hartën e re territoriale me 46 bashki. Nga sheshi u kërkua që të vijojnë punën të gjitha bashkitë. Pas fjalimeve, protesta u mbyll me marshimin në rrugët e kryeqytetit dhe thirrjet për largimin e politikës.

Top Channel