Braçe: Votova pro hartës territoriale që të qëndroj dhe të kërkoj reformën
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas votës së tij pro Hartës së re Territoriale, duke kundërshtuar komentet e kryeministrit Edi Rama dhe duke theksuar se vendimi i tij nuk ishte mbështetje personale për të.
Në një reagim të gjatë, Braçe shpjegon arsyet e votës, duke argumentuar se qëndrimi i tij lidhet me nevojën për një reformë të mirëfilltë të pushtetit vendor dhe jo thjesht me ndryshimin e hartës administrative.
Ai ngre shqetësime për mënyrën se si ushtrohet disiplina brenda Partisë Socialiste dhe kërkon më shumë decentralizim, autonomi financiare dhe kompetenca për bashkitë.
Braçe thekson gjithashtu se vota e tij është përgjegjësi ndaj qytetarëve që e kanë zgjedhur deputet dhe se nuk pranon që ajo të përdoret për të përligjur qëndrime apo mesazhe politike që nuk i përkasin atij.
Postimi i Braçes:
Dje i lashë të gjithë të flisnin për votën time të mëngjesit herët; foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese dhe të përhershme, foli një i dytë që zgjohet në pikë të mëngjesit të bëjë këndezintelektualin, profesorin, mendimtarin dhe përfundoi të bëjë tredhësin eunuk të fjalëve që mahnisin dy vajza, foli një i tretë-palaço ky, me motrën nën akuzë si hajdute e veten në rolin e kirurgut të një shërbimi publik me halle e të vjedhur nga oligarku më i madh i sektorit që është edhe punëdhënësi i tij, foli edhe një njeri të cilin e çmoj pa masë-akademik, profesor por që nuk e kuptoj pse fyen po aq sa Edi Rama, të cilin e kritikon edhe me të drejtë çdo ditë.
Tani, kam detyrimin të flas unë, të bëj më shumë se e folura e të shpjegoj votën time.
Unë qëndrova për këtë, për punën që jam votuar të bëj, asgjë tjetër!
E bëra edhe për disa kolegë të mirë që edhe pse të rinj në atë Kuvend, më vjen mirë që kanë aq shumë nder e dinjitet, njerëzillëk pafund, dije e dinjitet, e me të cilët ndava gjithë të enjten e mëngjesin herët të së premtes; ju jam mirënjohës!
Shpresoj shumë të keni durimin të shihni e dëgjoni, lexoni përtej 25 sekondave; ato janë të mjaftueshme për të sharë, por jo për të ditur e kuptuar.
Besoj që shpjegova e dhashë llogari për votën time.
View this post on Instagram
Top Channel