Trump nderon Musk me medalje shkence, e quan “Edisoni i kohës sonë”
Presidenti amerikan, Donald Trump vlerësoi punën dhe rolin e Elon Musk ndërsa i dorëzoi drejtorit ekzekutiv të Tesla dhe Space X Medaljen Kombëtare të Shkencës.
Bashkëthemeluesi i Google, Sergey Brin, CEO i Nvidia, Jensen Huang, dhe CEO e AMD, Lisa Su, u nderuan gjithashtu.
Presidenti Trump gjithashtu i dha Medaljen Kombëtare të Teknologjisë dhe Inovacionit, nderimin më të lartë të vendit për arritje teknologjike, Michael Dell, themeluesit dhe CEO i Dell Technologies, dhe Satya Nadella, CEO i Microsoft.
Edhe pse janë larguar disi nga njëri-tjetri në muajt e fundit që nga fillimi i mandatit të tij të dytë, Trump kishte vetëm gjëra të mira për të thënë për Musk.
“Ne nderojmë një titan të industrisë, një inxhinier të shkëlqyer dhe një nga themeluesit më të mëdhenj të teknologjisë që ka jetuar ndonjëherë. Emri i tij është Elon Musk. Pak amerikanë në histori kanë bërë më shumë për të çuar përpara interesat kombëtare të Amerikës sesa Eloni”, tha presidenti amerikan.
Në një moment tjetër, ai e përshkroi Musk si “Thomas Edison i kohës sonë” dhe e quajti atë “mikun tim dhe një djalë shumë, shumë të shkëlqyer”.
Të gjithë të nderuarit kanë kontribuar në një farë mënyre në fushatat ose kauzat e Trump ose të Partisë Republikane, theksuan rrjetet amerikane.
Musk, i cili u bashkua për një kohë të shkurtër me administratën Trump për të udhëhequr një përpjekje për të zvogëluar fuqinë punëtore federale, ishte donatori më i madh privat i presidentit për fushatën e vitit 2024. Brin gjithashtu dhuroi shuma të mëdha për Komitetin Kombëtar Republikan në vitin 2025.
Top Channel